Mediat duhet të respektojnë privatësinë e personave publik

[Recension: “Thaçi në piknik, as që mërzitet për vuatjet e tetovarëve”]

Asnjë gazetar dhe asnjë medie nuk e ka të drejtën e përfshirjes në jetën private të individëve, qofshin ato edhe persona që ju shërbejnë institucioneve dhe kanë përgjegjësi publike. E drejta e respektimit të privatsisë është ndër të drejtat elementare të çdo individi dhe asgjë që nuk është me interes publik nuk ja vlen të publikohet në media, ose edhe më keq, të keqpërdoret nga media për qëllim të nënçmimit të personave të caktuar.

TetovaSot - Thaci ne piknik, as qe merzitet per vuajtjet e tetovareve 1Linku deri te artikulli origjinal: “Thaçi në piknik, as që mërzitet për vuatjet e tetovarëve”
Data e publikimit: 09.08.2015
Data e recensionit: 11.08.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Është zgjedhje individuale e secilit (përfshijë edhe të përzgjedhurit politik të popullit) të vendosin se ku dhe si do të kalojnë orët dhe ditët e tyre jasht orarit të punës. Për sa koha që këto veprime nuk shkelin interesin publik, media duhet t’i respektojë ato si vendime individuale dhe të mos spekulojë duke i keqpërdorur ato për arritjen e interesave të caktuara.

Autori i tekstit ka tentuar të bëjë një lidhje të pakuptimtë mes fatkeqsisë natyrore që ndodhi në Tetovë dhe faktit që Menduh Thaçi në shenjë (sipas gazetarit) “moskokçarje” ka kaluar disa çaste me të afërmit në piknik.

Për të qartësuar rolin e gazetarit në rastet e mosrespektimit të jetës private të personit publik, citoj Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë i cili thotë:

“Informacione për jetën private të ndonjë personi mund të publikohen vetëm nëse sjellja e atij personi në jetën private ka ndikim ndaj interestit publik. Në këto raste duhet të provohet nëse publikimi i informacionit do të mundej të rrezikojë ndonjë person tjetër.”

Është e drejta e gazetarit të kërkojë llogari nga udhëheqësit politik për të marrë përgjegjësi për detyrimet e tyre dhe në rastin konkret për të kërkuar për një përgjigje të arsyeshme se pse Menduh Thaçi ka shmangur vizitat në vendet e prekura nga vërshimet në Tetovë. Por një përgjigje e tillë, zyrtare, sigurisht nuk mund të merret nga një fotografi e shkrepur gjatë disa momenteve private në ambient familjarë, pa detaje edhe për kohën se kur është bërë.

Autori ka shkuar deri aty sa e kritikon Thaçin pse ushqehet (“me pite dhe shalqi”) ndërkohë që “Tetova e në veçanti fshatrat e vërshuara po vuajnë edhe për gojën e bukës”  (që me siguri ka dashur të thotë “bukën e gojës”), akuza që nuk lidhen me përgjegjlsinë e tij politike.

Nuk mund të kërkosh përgjegjësi nga lideri politik se pse vazhdon të ushqehet dhe kalon kohë me familjen ose çfarëdo që ai bën jasht orarit të punës.

Teksti origjinal është i zhurnal.mk.

Lajme të ngjashme

Back to top button