Manchester United, në shënjestër Miralem Pjaniç

Pas Marquinhos dhe Lamelas, klubet e mëdha evropiane janë gati të hapin “kuletat” dhe sërish në drejtim të Romës.

Siç raportojnë mediat britanike, por edhe e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport, në shënjestër të Manchester United është vendosur Miralem Pjaniç, për të cilin “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 30 milionë Euro. Boshnjakut i skadon kontrata pas dy vjetësh, kështu që me shumë mundësi diçka për të ardhmen e tij mund të vendoset para Qershorit.

Gjithsesi është ende herët për të aluduar nëse do të shitet me një çmim bombastik apo nëse do të ketë rinovim me verdhekuqtë. Sezoni i kaluar nuk ishte shumë pozitiv për Pjaniç, por tani mesfushori ofensiv jo vetëm ka arritur të fitojë besimin e trajnerit Garcia, por edhe ka impresionuar.

Me lojën produktive që ka pasur këtë fillim sezoni me Romën, 23-vjeçari ka bërë që trajneri i United, David Moyes ta kalojë në plan të dytë objektivin tjetër Wesley Sneijder, i cili aktualisht luan në Turqi për Galatasaray.

Lajme të ngjashme

Back to top button