Favoritët pa problem në misionin e parë të Kupës

Skuadrat shqiptare , Shkupi, Shkëndija, Renova, Gostivari dhe Vëllazërimi, kanë siguruar kualifikimin për në 1/8 e Kupës së Maqedonisë. Skuadra e FC Shkupi pas një barazim të madh që mori në derbin me Vardarin në xhiron e parë, kundër Lubotenit luajti me ekipin e dytë, por shënoi fitore të thellë 5:1. Edhe Shkëndija nuk e pati aspak të vështirë që të shënojë fitore ndaj Zajazit të Ligës së tretë, duke shënuar plot katër gola, e pa pranuar asnjë në rrjetin e saj. Renova me vështirësi ka eliminuar Euromilkun, edhe atë me rezultat të ngushtë 2:1 me gol në minutat e fundit. Gostivari eliminoi skuadrën e Poeshevos pas ekzekutimit të penaltive.

Fitoren më të lartë e ka shënuar ekipi i Horizont Turnovës, që e eliminoi Lirinë, me rezultat 11:0. Vardari edhe një herë ka treguar se nuk i shkojnë punët mirë, kësaj radhe me shumë mund e ka eliminuar ekipin e Miravcit duke i shënuar vetëm një gol, edhe pse ka luajtur me skuadrën e saj më të fortë. Golin e vetëm Vardari e ka shënuar përmes penaltisë në minutat e fundit.

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate: Prevalec – Sileks 0:4, Bellasica – Skopje 0:2, Lubanci – Teteks 1:1 (4-3 penalti), Pobeda – Mlladost CD 1:1 (6-7 penalti), Malesh – Metalurg 1:9, ndeshja Vullkan – Makedonija Gj.P, u ndërpre pas rezultatit 2:0, pasi nikoqirët nuk e kanë vazhduar ndeshjen në pjesën e dytë.
Të enjten luajnë: Fortuna – Rabotniçki, “11 Oktomvri” – Pelisteri dhe Plaçkovica – Bregallnica. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button