Ekspertët: Irani nuk ofron besim në rajon

Qëndrimi i ngurtë sektar me qendër Shiite i Iranit, qasja tepër pragmatike ndaj problemeve të rajonit dhe tradita e politikës së jashtme ekspansioniste për vendet fqinje, vazhdon të jetë burim shqetësimi dhe e pasigurive, raporton Anadolu Agency (AA).

Irani i cili ka gjithmonë një rëndësi gjeo-strategjike për arsye të vendndodhjes në qendër të Azisë Jugore gjatë gjithë historisë, me politikën e jashtne që ai zbaton shkakton shqetësime dhe pasiguri edhe në jug për vendet fqinje të gjirit si Kuvajti, Katari, Bahrejni, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe për fqinjët në territor tokësor si Azerbajxhani, Armenia, Iraku, Turqia, Pakistani dhe Afganistani.

Shkaqet e pasigurisë që popujt dhe vendet e rajonit kanë ndaj qeverisë së Iranit, ekspertët i radhisin duke arrestuar se qeveria e Teheranit përdor popullatën shiite e cila përbën 90 përqind të popullatës për të rritur ndikimin në vendet e tjera dhe hedhjen e hapave ushqyes të paqëndrueshmërisë së përjetuar në rajon.

Ekspertët duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e marrëveshjes për programin nuklear të arritur mes Iranit dhe vendeve të përhershme në KS të Kombeve të Bashkuara, si SHBA-ja, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe të Gjermanisë të cilët formojnë grupin 5+1, ata paralajmërojnë se fuqizimi i Iranit me heqjen e embargove si pasojë e marrëveshjes do të ketë pasoja negative.

– Vendet e rajonit janë të shqetësuar nga Irani –

Koordinator i Programit për Politikën e Jashtme dhe për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Institutin e Mendimit Strategjik Doç Dr. Mehmet Şahin në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke theksuar se vendet e rajonit mendojnë se Irani përfshihet në punët e tyre të brendshme me çdo mjet, ai ka rikujtuar se shembujt e kësaj janë vërejtur në Irak në periudhën e Sadam Huseinit i cili kishte shqetësimin se shumica Shiite në vendin e Iranit do të nxiteshin kundër qeverisë sunite dhe për të njëjtat shkaqe është vërejtur në Afganistan dhe Pakistan të cilët kanë një popullsi me afërsisht 20 përiqnd Shiite.

Doç. Dr. Şahin ka vlerësuar se: “Ndikimi në rritje e Iranit në periudhën e fundit në Irak, mbështetja e Asadit në Siri, e Hizbullahut në Liban, e Husive në Jemen, bashkëpunimi me Shiitët në Pakistan dhe Afganistan është mjaft shqetësuese për popujt dhe vendet e rajonit. Irani edhe nga vendet e Gjirit vërehet si shtet që për sigurinë e tij rrezikon sigurinë e rajonit”.

Arabia Saudite javën e kaluar kishte reaguar ndaj tentativave të Iranit në punët e vendeve arabe. Në një deklaratë me shkrim të bërë pas takimit të Princit pasardhës 2 të Arabisë Saudite dhe ministrit të Mbrojtjes Muhammed bin Selman me Mbretin Abdullah të Jordanisë duke u theksuar se me “parimin e fqinjësisë së mirë nevojit qëndrimin larg nga përzierja në punët e vendeve arabe dhe qëndrimin larg nga përpjekjet për të siguruar mbizotërim” ishte theksuar se “Mirëqenia dhe siguria e Jordanisë dhe Arabisë Saudite është një e tërë që nuk pranon shpërbërjen”.

Ndërsa në anën tjetër është theksuar se ngarkesa e lëndëve shpërthyese dhe e armatimeve në anijen që pretendohet se i kishte marrë nga Irani dhe e cila u ndalua nga flota e Bahrejnit gjatë tentativës për trafikimin e tyre është theksuar se ato janë përputhur me shpërthyesit e përdorura në sulmin e ndërmarrë në muajin korrik në Bahrejn, ku si pasojë humbën jetën 2 policë. Ministri i shtetit përgjegjës për punët e jashtme Muhammed Karkash i cili kishte reaguar për sulmin me bombë ai kishte kritikuar “Iranin për përfshirje të vazhdueshme në punë t e brendshme”.

– “Marrëveshja për programin nuklear do të forcojë Iranin” –

Doç. Dr. Şahin, thekson se vendet e rajonit gjithashtu janë të shqetësuara për shkak të marrëveshjes nukleare të nënshkruar nga Irani. Në fakt një marrëveshje e tillë sjell kufizime serioze në programin nuklearë të Iranit, ndërsa në anën tjetër do të hiqen të gjitha sanksionet përfshirë edhe ato të vendosura nga Kombet e Bashkuara ndaj këtij vendi.

Mehmet Şahin, duke vënë në dukje se marrëveshja edhe pse përballet me reagime të ndryshme nga vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit ku Irani nuk është anëtarë, ai shpreh pikëpamjen e tij se:”Vendet e Gjirit kryesisht Arabia Saudite janë të shqetësuar për këtë marrëveshje të arritur sepse mendojnë se Irani me këtë marrëveshje do të fuqizohet dhe se do të ndërhyjë më shumë në punët e brendshme të rajonit”.

Katari, Kuvajti, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ndërmjetësi Omani, kanë shprehur kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes në Vjenë, ndërsa Arabia Saudite kishte bërë thirrje për rivendosje të embargos në rast të shkeljes së marrëveshjes.

– “Vendet e Gjirit kanë shqetësime për sigurinë” –

Edhe Shef i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Uludağ, Prof. Dr. Tayyar Arı, është i mendimit se Irani me disa akte në rajon dhe politikat e zbatuara që nga periudha e liderit Shiit Nuri el-Maliki i cili qëndroi për 8 vjet si kryeministër në Irak ka luajtur një rol të rëndësishëm për situatën aktuale te Irakut.

Prof. Dr. Arı, i cili thekson se duhet të perceptohet si kërcënuese që Irani mbështet elementët Shiitë dhe është vazhdimisht në përpjekje të destabilizimit të rajonit shprehet se: “Irani në vend që të parandalojë këtë ndjek politika rritëse. Gjithashtu është e përhapur edhe perceptimi se ai do të jetë një rrezik edhe më i madh kur ti zgjerojë kapacitetet nukleare. Vendet e Gjirit janë të shqetësuar se ky pazar është kryer në kurriz të tyre. Të gjithë janë kuriozë për shkaqet e pezullimit në masë të gjerë të aktiviteteve nuklear të Iranit.

Ndërsa në anën tjetër Irani në një kohë të shkurtër do të bashkohet me një pronë të madhe, do të jetë një treg serioz për investitorët Perëndimorë dhe do të pasurohet. Shtrohet pyetja nga të gjitha vendet e rajonit se “Çfarë do të bëhet kur të rritet potenciali i Iranit që po përjeton kriza të brendshme”.

Arı i cili pohon se “Irani është një shtet që përdor traditën ekspansioniste dhe paqëndrueshmërinë në rajon” shprehet se: “Për shembull, në politikën e jashtme turke kjo nuk është një situatë që mund të rastiset, por struktura ushtarake ose e sigurisë së Iranit është e përqendruar mbi këtë. Ka një traditë që duke përdorur strukturat sektare dhe etnike, në vendet e tjera, duke nxitur rrit territorin e ndikimit. Po ti shikojmë të gjitha bashkë këto mund ta parashikojmë se Irani do të vazhdojë politikën aktuale. Edhe kjo qëndron ende në mes si një kërcënim i madh për stabilitetin e rajonit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button