Barcelona gjen zëvendësuesin e Pedros

Sulmuesi Pedro Rodriguez duket se do të largohet nga Barcelona, sidomos pas finales së Superkupës së Evropës ku Pedro nuk festoi me bashkëlojtarët e tij dhe transferimi te Manchester Unitedi duket çështje ditësh.

Sidoqoftë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Barcelonës duke gjetur zëvendësuesin e 28 vjecarit.

Në fakt është vet lojtari i Celta Vigos, Nolito, ai që ka shprehur dëshirën të transferohet në Camp Nou.

“Do të shkoi te Barcelona ose do të qëndroi në Celta VIgo, nuk më intereson asnjë klub tjetër. Kam pasur oferta të shumta ku në mesin e tyre kanë qenë shumë të mira edhe financiarisht mirëpo unë dua të qëndroi te Celta Vigo. Nëse largohet këtë do ta bëjë vetëm për Barcelonën”, është shprehur Nolito.

Lajme të ngjashme

Back to top button