AFP: Zbuloni misteret e Shqipërisë në ishullin e Sazanit

Pas hapjes së ishullit të Sazanit për turistët, shumë gazetarë të huaj kanë vërshuar në ishull.

France24 dhe AFP kanë përgatitur një reportazh nga ky ishull.
Në reportazh thuhet se në vitet ’50, diktatori komunist, Enver Hoxha e hapi këtë ishull për aleatët sovjetikë, që synonin të mbikëqyrnin Mesdheun nga kjo pikë.

3 mijë ushtarë u vendosën në ishull.

“Mendonim vetëm për luftën, 24 orë në 24. Presioni psikologjik ishte shumë i madh,” thotë Mihal Lule, 61 vjeç, që ka jetuar për 17 vite në ishullin e vogël.

“Prej këndej mund të kontrolloj Mesdheun deri në Gjibraltar,” do të shprehej lideri sovjetik, Nikita Hrushov gjatë një vizite në vitin 1958 në bazën e nëndetëseve të Pashalimanit.

Një ishull ka plot 3600 bunkerë.

“Sazani do të ofrojë për turistët misteret e Shqipërisë komuniste dhe trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore të Mesdheut,” thotë Auron Tare, përgjegjës i agjencisë vendore për turizmin.

Lajme të ngjashme

Back to top button