SHBA, vazhdojnë protestat në përvjetorin e vrasjes së afro-amerikanit Michael Brown

Vazhdojnë ende protestat të cilat rinisën përsëri në përvjetorin e vrasjes nga policia të të riut afro-amerikan Michael Brown në Ferguson në Missouri të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Afërsisht një grup prej 100 personash janë mbledhur në bulevardin kryesor i cili lidhet me rrugën ku u vra Brown dhe duke brohoritur ata kanë protestuar kundër dhunës së ushtruar nga policia ndaj afro-amrikanëve. Në krahasim me protestat e dy ditëve të fundit ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka ndaluar disa persona, protesta është zhvilluar paqësisht dhe grupi është shpërndarë pa krijuar incidente.

Larry Miller, anëtarë i “Ferguson Freedom Fighters” një nga grupet organizatore të protestës në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se policia ka ndërhyrë ashpër ndaj protestuesve të cilët përdorin në mënyrë paqësore të drejtën e tyre kushtetuese. Miller i cili ka theksuar se policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome ndaj protestuesve të cilët kishin kaluar vijën e përcaktuar për ta, u shpreh se dhuna joproporcionale e policisë është një ndër problematikat më të mëdha në SHBA.

Miller i cili ka vënë në dukje se mundësia është shumë e lartë që protestat të përfundojnë brenda disa ditësh dhe ka pohuar se: “Dua që njerëzit të dinë këtë. Ngjarjet në Ferguson mund të përjetoheshin edhe në rajonin tuaj”.

Në protestën e mbajtur ditën e dielë në po të njëjtën rrugë ka patur pretendime se të paktën 23 persona ishin ndaluar dhe se policia kishte përdorur në mënyrë intensive gaz lotsjellës.

– Vazhdon “gjendja e jashtëzakonshme” –

”Gendja e jashtëzakonshme” e shpallur ditën e hënë në rajonin administrativ St. Louis të Fergusonit theksohet se do të vazhdojë gjatë gjithë natës. Drejtuesi i rajonit Steve Stenger ka pohuar se: “Pa dyshim që nuk dua që kjo situatë të vazhdojë më shumë se sa është e nevojshme, por do të vërejmë se si do rrjedhin ngjarjet këtë mbrëmje dhe nesër”.

Stenger i cili është përballur me kritikat për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme duke mbrojtur vendimin ka deklaruar se: “Fatkeqësisht këtu ka edhe disa elementë kriminalë të cilët përdorin si trampolinë protestat paqësore. Nuk mund ta tolerojmë këtë”.

Gjithashtu ka sjellë reagime ardhja në Ferguson e një grupi anëtarë të grupit të armatosur “Oath Keepers” i cili operon me pretendimin “mbrojtjen e kushtetutës amerikane”

John Belmar, shefi i Policisë në St. Louis në  lidhje me grupin i cili ka theksuar se kishin ardhur me qëllim mbrojtjen e gazetarëve që ndjekin ngjarjet tha se “prania e tyre këtu është edhe e panevojshme edhe provokative”.

Vrasja e të riut afro-amerikan Michael Brown më 9 gusht 2014 në Ferguson pati shkaktuar protestat më të dhunshme në vitet e fundit në të gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Back to top button