Avokati i popullit nesër do të vizitoje Kezharovskin

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, do të vizitojë nesër në burg gazetarin Tomislav Kezharovski. 

Vizita do të bëhet me kërkesë të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, të cilët kanë denoncuar të premten kushtet e këqija në qelinë ku ndodhet Kezharovski. 

“Ne jemi që nga fillimi i procesit në kontakt me familjen. E kemi vizituar disa herë të paraburgosurin dhe po ndërmarrim masa për të përmirësuar kushtet ku ndodhet ai”, ka deklaruar Memeti. 

Familja e gazetarit është ankuar pranë institucionit të Avokatit të Popullit se gazetari ndodhet në kushte të këqija dhe jodinjitoze.

Lajme të ngjashme

Back to top button