Te tre banorë të Velesit është konfirmuar prania e salmonelës

Gjatë 11 ditëve të para të muajit në Veles dhe rrethinë janë regjistruar 32 persona me diare dhe vjellje, ndërsa te tre prej tyre është konfirmuar prania e bakteries salmonela.

Këtë e deklaroi Biljana Trajkova, epidemologe nga ISHP Qendra për Shëndet Publik në Veles, e cila tha se pacientët te të cilët është konfirmuar prania e salmonelës mes simptomeve tjera kanë edhe diare.

Ajo theksoi se salmonela bartet përmes ushqimit të kontaminuar dhe për atë veçanërisht në këto ditë verore ushqimi duhet të lahet mirë dhe të përpunohet termikisht dhe të udhëhiqet llogari e higjienës veçanërisht e duarve pas shkuarjes në tualet.

Përndryshe, sipas evidentimit të ISHP Qendra për Shëndet Publik në Veles, gjatë korrikut në rajonin më të gjërë të Velesit janë regjistruar 65 raste me diare dhe vjellje dhe katër pacientë të cilët janë helmuar me ushqim. Prej tyre numri më i madh 51 janë nga Velesi.

Lajme të ngjashme

Back to top button