Nga rrëshqitja e dheut rrezikohet fshati Gjermë

Katër fshatra të rajonit të Tetovës, midis të cilëve edhe fshati Gjermë rrezikohen nga përsëritja e katastrofës së një jave më parë. Banorët alarmojnë se reshjet e reja eventuale mund të paraqesin rrezik edhe më të madh për ta, meqë pas përmbytjeve të fundit shumë shtëpi kanë mbetur të dëmtuara, ndërsa rrëshqitjet e dheut janë të vazhdueshme. Përveç Gjermës të rrezikuara janë edhe fshati Poroj e Xhepçishtë, transmeton Alsat M.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Gjermës, Remzi Asani thotë se Shtabi i Krizës nuk ka pushuar së ekzistuari asnjëherë në këtë fshat, për shkak të rrezikut të vazhdueshëm të rrëshqitjes së tokës.

Që nga viti 1963 në fshatin Gjermë të Tetovës ka përmbytje dhe rrëshqitje të vazhdueshme të dheut, ndërsa shpeshherë ka pasur edhe viktima, të shkaktuara nga ardhja e lumit, kufomat e të cilëve asnjëherë nuk janë gjetur.

Lajme të ngjashme

Back to top button