Dy zjarrfikës janë sulmuar derisa kanë shuar zjarrin

Babë e bir kanë sulmuar dy zjarrfikës nga Brigada për mbrojtje kundër zjarrit derisa ua kanë shuar makinën e përfshirë në flakë” BMV” në rrugën “Isaija Mazhovski” në Shkup.

Ashtu siç informon MPB, mbrëmë rreth orës 01:50 minuta Z.V.(25) përnjëherë i është përfshirë në flakë pjesa e përparme e automjetit vozitës “BMV” derisa ka qenë duke e nisur. Vetëm disa metra nga vendi ku ka qenë i parkuar. Nga zjarri është përfshirë edhe një automjet tjetër “Audi” me targa të Shkupit, pronësi e S.S.(41).

“Nga ana e Brigadës së zjarrëfikësve, zjarri është lokalizuar, ndërsa derisa zjarrëfikësit e kanë shuar zjarrin, Z.V. dhe babai i tij S.V.(49) fizikisht kanë sulmuar dy zjarrfikës. Ato janë arrestuar, është biseduar me to dhe pas zbardhjes së tërësishme të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button