Ambasadori Jes Bailey, u takua me Kryetarin e Komunës së Strugës Ziadin Sela

Sot me fillim në orën 12:30, Ambasadori i SHBA në Maqedoni, z. Jess Bailey zhvilloi një vizitë zyrtare në Komunën e Strugës. Ai u prit nga Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela dhe së bashku zhvilluan një takim tet-a-tet në kabinetin e tij të punës.

Pas përfundimit nga takimi, Kryetari i Komunës së Strugës dhe Ambasadori Bailey shkëmbyen dhuratat e rastit.
Ambasadori Bailey u impresionua nga kostumi kombëtar shqiptar nga rajoni i Strugës dhe piktura me motive pejsazhi nga fshati Kalishtë, fshat të cilin e kishte vizituar paraprakisht.

Më pas Kryetari i Komunës së Strugës dolën secili me nga një deklaratë mbi takimin e sotshëm. I pari që u shpreh ishte ambasadori Bailey, i cili mes tjerash tha :

‘’Njehem shumë i kënaqur me pritjen që më kanë bërë këtu në Strugë. Unë paraprakisht vizitova edhe disa biznesmenë amerikanë , që kanë investuar në Strugë, ndërsa qyteti më ka pëlqyer jashtë mase. Me kryetarin folëm për disa probleme dhe çështje, që janë shqetësuese për momentin. Do të doja ta kaloj ëeekend-in këtu, por e kam të pamundur’’.

Nga ana tjeër , Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela në lidhje me takimin u shpreh :

‘’ Pata kënaqësinë të pres sot Ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, z. Jess Bailey. Pata rastin të ndaj shqetësimin për problemet në Komunën e Strugës , por edhe për sukseset e deritanishme si dhe vizionin për të ardhmen. Folëm për mundësinë e thithjeve të investimeve nga biznesmenë amerikanë këtu në Strugë. Mbi të gjitha u ndjeva mirë sepse mesa kuptova z. Bailey është në Strugë edhe me statusin e Ambasadorit , por edhe si turist dhe mik i
Strugës ‘’.

Në fund, ambdasadori Bailey dhe kryetari Sela shkuan një drekë të të përbashkët në një nga restorantet e qyetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button