Në Greqi vidhen targa nga një shtetas i Maqedonisë

Policia kufitare në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” dje ka evidentuar një rst të targave nga një shtetas i Maqedonisë i cili ka qenë për pushime në Greqi.

Siç informoi MPB­ja, në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” dje shkupjani G.B. ka denoncuar se më 10 gusht në vendin Pefkohori, i janë vjedhur të dy targat e automjetit “opel korsa” për çka ka qenë e informuar edhe policia greke.

Ky rast, siç thuhet në kumtesën e sotme të MPB­së, ndërlidhet me pesë rastet paraprake në të cilët u dëmtuan automjete të shtetasve të Maqedonisë në disa vende në Greqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button