Sot fillon gara për Kupën e Maqedonisë

Pas ndeshjeve të xhiros së parë të sezonit të ri futbollistik në Ligën e Parë të Maqedonisë, e mërkura dhe e enjtja rikthen futbollin në 15-të stadiume të vendit tonë kur do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Maqedonisë, të vlefshme për një vend në 1/8 e finales së edicionit 2015/16.

Nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse pa derdhur djersë në radunin e radhës është kualifikuar skuadra e Vëllazërimit të Kërçovës, pasi kundërshtari i tyre Drita u largua nga këto gara.

Për herë të parë në këtë edicion dy ndeshje zyrtare të FFM-së, do të luhen në fushë me barë artificial është ajo që luhet në Tetovë në mes Lubotenit dhe Shkupit dhe e dyta në mes Prevalec dhe Sileksit.

Vardari do të luajë si mysafire përballë Kozhufit, ndërsa Shkëndija nuk pritet të ketë problem të madh kundër ekipit të Ligës së Tretë, Zajazit. Renova udhëton për në Shkup, ku do të përballet me ekipin e Ligës së Dytë, Euromilk. Të gjitha ndeshjet luhen në ora 17:30 minuta, përpos ajo mes Fortunës së Hasanbegut dhe Rabotniçkit, dhe “11 Oktomvri” – Pelisteri që zhvillohen të enjten. / Portalab /

Kupa e Maqedonisë – 1/16 e finales

Euromilk – Renova, Zajazi – Shkëndija, Kozhufi – Vardari, Luboteni – Shkupi, Liria – Horizont, Pobeda – Mlladost, Plaçkovica – Bregallnica, Fortuna – Rabotniçki.

Lajme të ngjashme

Back to top button