Bashkimi Evropian dënon aktet terroriste të PKK-së

Komisioni i Bashkimit Evropian, në lidhje me sulmet e organizatës terroriste PKK ka theksuar se “BE, është në solidarizim në anë të popullit dhe qeverisë turke dhe gjithashtu dënon të gjitha aktet terroriste”, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni në lidhje me sulmet e organizatës terroriste PKK për Anadolu Agency ka dhënë një deklaratë me shkrim.

Në deklaratën e komisionit duke u vënë në dukje se dënon ashpër sulmet terroriste ndaj konsullatës së SHBA-së në Stamboll dhe ndaj komisariatit të policisë, theksohet se kjo është një situatë “kategorikisht e pa pranueshme”.

Në deklaratën e BE-së ku shprehen ngushëllimet për familjarët e personave që kanë humbur jetën në sulme dhe urohet shërim i shpejtë për të plagosurit theksohet se: “BE, është në solidarizim në anë të popullit dhe qeverisë turke dhe gjithashtu dënon të gjitha aktet terroriste”.

Në deklaratë gjithashtu duke u përmendur edhe sulmi ndaj një helikopteri në Şırnak ku si pasojë humbi jetën një ushtar dhe u plagosën 7 të tjerë theksohet se: “Në kuadër të kësaj duam të përsërisim se ne e dënojmë terrorizmin e PKK-së. Ajo gjendet në listat e organizatave terroriste të BE-së. Vendet anëtare të BE-së po luftojnë me PKK”.

Në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se duhet ti jepet fund ngjarjeve të dhunshme të cilat janë në rritje në Turqi, theksohet gjithashtu se edhe vazhdimi i procesit të zgjidhjes është i rëndësishëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button