Apel për mbrojtjen e trashëgimisë audiovizuele

“Të shpëtohet trashëgimia jonë për gjeneratat e ardhshme” është motoja e shënimit të sivjetmë të Ditës botërore të trashëgimisë audiovizuele – 27 Tetorit.

Drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s Irina Bokova në porosinë e saj thekson se kjo duhet t’u lihet gjeneratave që të mund ta kuptojnë prejardhjen dhe historinë e tyre.

Data 27 tetor është miratuar me shënimin e iniciativës së UNESKO-s dhe Këshilli të asociacioneve dhe arkivave audiovizuele dhe institucione tjera, me qëllim që të ngritet vetëdija publike për rëndësinë e mbrojtjes së këtij lloji të shënimit. Kjo, thekson Bokova, ndihmon që të ngritet profili i këtyre çështjeve dhe të fokusohet vëmendja globale e cenueshmirisë të kësaj trashëgimie.

Kinoteka e Maqedonisë do ta shënojë Ditën botërore të trashëgimisë do ta shënojë Ditën botlrore të trashëgimisë audiovizuale me projeksion ekskluziv të filmave të restauruar të vëllezërve Manaki, të cilët janë digjitalizuar dhe tubuar në edicion të DVD-së. Është mbrojtur opusi i përgjithshëm i xhiruesve të parë në Ballkan, i cili përfshin 42 filma. U restauruan në vitin 2012-2013 në laboratorin filmik në Budapest. /Mia

Lajme të ngjashme

Back to top button