Unioni i nxënësve të “Cvetan Dimov” me aksion humanitar për Tetovën

Unioni i nxënësve të shkollës së mesme “Cvetan Dimov” i është bashkangjitur aksionit humanitar pёr ndihmё pёr tё dëmtuarit nё rajonin e Tetovës.

Përfaqësuesit e unionit së bashku me drejtorin e shkollës Shaip Zeneli sot qëndruan në Tetovë dhe të gjitha donacionet e grumbulluara ia dorëzuan famijles së Rina Ahmetit, 6 vjeçares që u gjet e vdekur në podrumin e një shtëpie në afërsi të shtëpisë së saj.

Nxënësit gjithashtu shprehën ngushёllime deri tek tё prekurit nga kjo katastrofё natyrore dhe ju bёn thirje tё gjithё qytetarёve human tё japin kontributin e tyre./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button