Versioni zyrtar nuk mjafton gjithmonë

[RecensionKompania Ruse „Kranfilld Faundri” do ndërtojë shkritore në Probishtip]

Gazetarët që marrin pjesë në evenimente zyrtare, promovuese, ku i presin burimet (burimin) që janë relevante ose zyrtare, nuk janë të detyruar të kontrollojnë informacionet. Kuptohet, nëse për atë eveniment japin vetëm raport në të cilin është theksuar se kush qëndron pas informacioneve.

Në parim, kjo do vlente edhe për raportin që po recensohet, për televizionin që ka dërguar ekipin e tij në Probishtip, ku Kryeministri dhe ministri për investime të huaja firmosën marrëveshje për ndërtimin e një shkritoreje. Ekipi, gjegjësisht gazetari, i ka përcjellë sekuencat nga fjalimet e të pranishmëve nga të dy palët firmosëse. Me këtë rast janë veçuar pjesët më relevante të fjalimeve.

Problemi me këtë raport qëndron aty se ekipi shkon në një vend, mes individësh, të cilt vitin e kaluar nga disa burime u evidentuan si dhënës të informacioneve plotësisht të pavërteta dhe një gjë e tillë u ngrit në nivelet e një skandali serioz. Prandaj qëndrimi vetëm i “versionit zyrtar”, ndërkohë që ka dhe informacione kontarditore (pala tjetër), për çka u hap edhe një debat i gjerë, me vetëdije ose jo, është një grackë për spin.

Learnica-Probistip-skrinshot-0987-098Link deri te artikulli origjinal: Ruse „Kranfilld Faundri” do ndërtojë shkritore në Probishtip

Data e botimit: 29.07.2015

Data e recensionit: 01.08.2015

Recensent: Lubomir Kostovski

 “Qeveria sot nënshkroi kontratë për ndërtim të shkritores ekologjike më bashkëkohore, të shumë-automatizuar për prodhim të pjesëve për industrinë automobilistike, investim i kompanisë ruse “Kranfild Faundri” … Për kryeministrin Gruevski fabrika e re do të ndërtohet pikërisht në këtë pjesë të Maqedonisë me qëllim që të rritet punësimi në këtë rajon. Në periudhën e kaluar, si rezultat i politikave qeveritare, u rrit numri i fabrikave për prodhim të pjesëve automobilistike që i furnizojnë prodhuesit botërore të automobilave, theksoi ministri Bill Pavleski…”

Informata në shumë pika kuçe është e pasaktë, gjë që u vërtetua edhe me polemikën e përmendur, të cilën një televizion tjetër, për shembull nuk e anashkaloi por e theksoi në raportin e tij. Kompania nuk është ruse, por është e regjistruar në Ishujt Kanare, në një destinacion off-shore. Depozita është 100.000 dollarë. Pastaj, projekti nuk ka fituar lejen ekologjike, që do të thotë se ai as nuk duhet të ndërtohet – pa atë “letër”, ndërtim nuk ka. Kjo do të thotë se nënshkrimi i marrëveshjes është një akt i parakohshëm, gjegjësisht është një parakontratë më një pikëpyetje të madhe kushtëzuese. Shumë shoqata ekologjike dhe inxhinierë me përvojë thanë se as nuk mund të jepet leje për një objekt të asaj natyre i cili do të ndodhet në një kilometër larg nga qendra e qytetit etj.

Sa për kritikat për këtë projekt, posaçërisht karakteristik është dyshimi se bëhet fjalë për të njëjtën kompani e cila nën emër të huaj (Metrudhem) një herë u dëbua nga Velesi, e që donte ta rinovojë shkritoren e zinkut.

Jetojmë në kohë të një fushate zgjedhore të filluar herët kur mungojnë projekte të vërteta dhe joproblematike, sidomos nga ato që do t’i kishte promovuar kryeministri.

Në përgjigjet e fundit në pyetjet e deputetëve, kryeministri nuk mohoi asnjë nga dyshimet për të cilët flitet, por vetëm tha se për ata (pushtetin) është me rëndësi në atë qytet të ketë punësime të reja. A do të thotë kjo se as ai vetë nuk beson në spinin i cili vjen nga kuzhina e njohur?!

Lajme të ngjashme

Back to top button