Vardari para komisionit disiplinor të FFM-s

Kampioni aktual i Maqedonisë, skuadra e Vardarit që në fillim të sezonit po përballet me probleme dhe do të pasojnë dënime.
Tani më Vardari është dorëzuar në Komisionin Disiplinor të FFM-së për shkak të incidenteve të ndodhura në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri të dielën në barazimin 2:2 me Shkupin.

Sjellja e pahijshme e tifozëve që ishte e përcjellë edhe me ofendime në baza nacionale, por edhe ndezja e mjeteve piroteknike në tribuna, janë arsyeja për të cilat kjo skuadër duhet të japë llogari para organeve kompetente të FFM-së.

Ndërkohë Vardari nuk do të përgjigjet për incidentin që ndodhi në zonën VIP të tribunës, pasi vlerësohet se për këtë rast përgjegjësia është e Ministrisë për Punë të Brendshme që duhet të identifikojë personat që provokuan dhe inicuan trazira, ndaj të cilëve do të ketë edhe padi. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button