Fillon sezoni për Barcën e Seviljan

Kryeqyteti gjeorgjian Tbilisi, sonte në mbrëmje do të jetë epiqendra e vëmendjes së opinionit futbollistik evropian, pasi në stadiumin “Boris Paichadze”, do të luhet supersfida mes Barcelonës, fituese në fuqi e Ligës së kampioneve dhe Seviljes, fituese e Ligës së Europës. Gjithçka është gati për të pritur Superkupën e Europës, e cila do të jetë tërësisht spanjolle.

Sa i takon superkupes, Barcelona është favorite të paktën në letër, për shkak të organikës më cilësore që ka përballë rivalëve të Seviljes. Katalanasit janë 4 herë fitues të këtij trofeu, i fundit në vitin 2011.

Në takimet e fundit përgatitore, skuadra e Enrikes ka treguar një formë të shkëlqyer, ndonëse shqetësimi i madh i teknikut katalanas është mungesa e Nejmar, për shkak të problemeve me shytat. Nga ana tjetër Sevilja e ka fituar superkupën e Europës vetëm në 2006, por atëherë fitonte me goleadë 3 me 0 pikërisht ndaj Barcelonës. Andaluzët kanë humbur në merkato shërbimet e disa lojtareve si Baka dhe Aleis Vidal, i transferuar tek Barcelona. Megjithatë në një sfidë të vetme, skuadra e Unai Emeri është gjithnjë e paparashikueshme.
Barcelona kundër Sevilja do të gjykohet nga skocezi William Collum, ndërsa sfida luhet sonte në orën 20 e 45 minuta.

Lajme të ngjashme

Back to top button