Ja se si “Komiti” bënë thirrje për ndeshjen me FC Shkupi

Kanë kaluar dy ditë nga sulmi që disa huliganë kishin rrahur të rinjë shqiptarë në sheshin e qytetit në Shkup. Edhe pse ende asgjë nuk ka një konfirmim se kush janë sulmuesit, dhe nëse atë e kanë kryer tifozët e grupit Vardar “Komiti”, apo grupe huligane. Një është e sigurt se para ndeshjes tifozët “Komiti” kishin bërë thirrje për grumbullim masiv, por që në to kishte edhe thirrje nacionaliste dhe raciste.

Ja se çfarë ishte shkruar një ditë para ndeshjes, ku mesazhi ishte që të dilet sa më masovikisht për siç shkruhej “Të ruhet Shkupi. Për nderin e Shkupit !!!”.

“Grumbullimi për derbin e nesërm është në ora 18:00 tek Fontana. Komitë, e kemi pritur këtë më shumë se 10 vite. Ka mbetur vetëm një ditë e mbushur me eufori dhe padurueshmëri dhe kjo duhet të vazhdojë dhe të ruhet për nesër. Të vërshohen gjitha rrugët me ngjyrat e Vardarit… Nuk ka arsyetime, asgjë nuk është e rëndësishme kur luan Vardari. Për nderin e Qytetit!!!

Porosia e parë

Pak ditë para ndeshjes ka qenë edhe një porosi tjetër ku shkruhej:

“Se çfarë grupi jemi ne do të tregojmë në dtiën e ndeshjes, Jo me zhgaravitje të grafiteve, por me mbrojtje të qytetit. Të dielën nuk ka arsyetime, asgjë nuk është e rëndësishme kur luan Vardari. Të gjithë në stadiumin e qytetit”, ka qenë porosia e dytë mobiliziuese.

Thirrja e bërë nga grupi Komiti

Gjatë gjithë ndeshjes ka pasur thirrjet antishqiptare “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”, ndërsa pas ndeshjes së të dielës që përfundoi me barazim midis Vardarit dhe klubit Shkupi të Çairit, shpërthyen sulmet e tmersshme dhe kriminale të huliganëve dhe njerëzve të organizuar të “Komitëve” ndaj shikuesve shqiptarë në stadium, por edhe ndaj të rinjve shqiptarë në qendër të Shkupit dhe disa pjesë të qytetit, ku gjithë kjo “gjueti e shtrigave” përfundoi me 5 të rinj shqiptarë të lënduar shumë rëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button