Ndalohet uji për pije në disa fshatra në Tetovë

Sipas të dhënave nga Qendra për Shendët Publik ju njoftojmë për rezultatet nga analizat laboratorike, lidhur me sigurinë shëndetësore të ujit të pijshëm si vijon:

Fshati Shipkovicë – Sistemi i ujësjellësit në këtë fshat është në funksion, por uji akoma është i ndaluar për pije. Banorët përdorin ujë në shishe për pije dhe larje të duarve. Janë dhënë instruksione për përdorim të sigurtë të ujit për pije dhe larje të duarve, si dhe për larjen e frutave dhe perimeve.

Fshati Gajre – është realizuar inspektim i sistemit të ujësjellësit në fshat, ku paraprakisht kishte defekt në rrjetin e ujësjellësit. Pas mostrave të marra të ujit, dhe pas analizave të kryera mikrobiologjike u konstatua se uji nga sistemi i ujësjellësit në këtë fshat nuk është në gjendje të rregullt për pije.

Reçicë e Vogël dhe Reçicë e Madhe –  Rrjeti i ujësjellësit është në funksion, por uji nuk është i pijshëm. Në teren ekipet e Qendrës për Shëndet Publik kanë bërë shpërndarjen e tabletave për dezinfektim të ujit nëpër amvisëritë dhe familjet e zonës.

Lajme të ngjashme

Back to top button