25 mijë vende të lira në pesë universitetet shtetërore

­ Gjithsej 24.952 vende janë të lira në pesë universitetet shtetërore në Maqedoni për regjistrim në vitin e parë në vitin akademik 2015/2016. Paraqitja e kandidatëve në afatin e parë fillon këtë javë. Në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi “­ Shkup janë të lira 10.669 vende, nga të cilat 6.330 për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 3.164 për studentë të rregullt me bashkëfinancimin të studimeve dhe 1.175 për studentët të me korrespondencë.

Çmimi i studimit në kuotën shtetërore është 200 euro, ndërsa me bashkëfinancim dhe për studentët me korrespondencë është 400 euro. Afati i parë për regjistrim në UKM është me 13 dhe 14 gusht, rezultatet do të shpallen më 18 gusht, ndërsa më 24 dhe 25 gusht është regjistrimi i kandidatëve.

Afati i dytë i rregjistrimit në Universitetin e Shkupit është me 3 shtator, ndërsa i treti më 16 shtator në fakultetet në të cilat ka vende të lira. Në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrid” ­ Manastir janë të lirë gjithsej 3.803 vende, nga të cilat 2,090 për studentët me kuotë shtetërore, 965 për studentë të rregullt me bashkëfinancimin e studimeve dhe 748 për studentët me korrespodencë. Afati i parë për regjistrim në Universitetin e Manastirit fillon nesër dhe do të zgjasë deri më 13 dhe 14 gusht. Afati i dytë është me 2 dhe 3 shtator ndërsa afati i tretë më 14 shtator.

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës për vitin akademik 2015/2016 janë të lira 4.650 vende. Nga këto, 2.245 për studentët në kuotën shtetërore, 2.045 për studentë me bashkëfinancim dhe 360 studentë me korrespodencë. Në Universitetin e Tetovës paraqitja e kandidatlve në afatin e parë është prej 18 deri në 21 gusht dhe e dyta nga 1 deri në 4 shtator.

Universiteti “Goce Dellçev” Shtip shpalli konkurs për 5.390 vende, prej të cilave 3.172 për studentët në kuotën shtetërore, 1.208 për studentë me bashkëfinancimin të studimeve dhe 1.010 për studentët me korrespodencë. Në UGD afati i parë i regjistrimit është në 12, 13 dhe 14 gusht, afati i dytë është më 24 dhe gusht 25, dhe i treti më 4 shtator. Universiteti i Shkencave Informatike dhe Teknologjisë “Shën Apostulli” ­ Ohër ka 440 vende për studentët në këtë viti akademik.

Nga këto 220 vende janë për studentët në kuotën shtetërore, 110 për studentë me bashkëfinancimin të studimeve dhe 110 studentë me korrespodencë. Afati i parë paraqitje atje është më 14 dhe 15 gusht, i dyti më 3 shtator dhe i treti më 16 shtator. Informacionet rreth kritereve për regjistrim janë theksuar në konkurset që janë të publikuara në uebfaqet e tyre. Ministria e Arsimit dhe Shkencës paraprakisht njoftoi edhe për konkursin 30/35 dedikuar për gratë mbi 30 dhe burra mbi 35 vjeç që nuk kanë arsimin e lartë apo nuk e kanë përfunduar.

Në kuadër të këtij projekti, të cilat MASH e realizon vitin e gjashtë me rradhë, për vitin 2015/2016 janë siguar 670 vendeve të lira, ku më së shumti në Universitetin Shtetëror të Tetovës (315), në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” ­ Shkup 230, në “Goce Delçev” ­ Shtip 80 dhe në “Kliment Ohridski” ­ Manastir 45 vende. Kandidatët kanë në disponim gjithsej 44 programe studimore, kryesisht teknike, në 16 fakultetet e katër universiteteve. Ata vetë i përcaktojë kriteret dhe afatet për regjistrim.

Lajme të ngjashme

Back to top button