Në ndërprerje komunikacioni në rrugën Tetovë-Jazhincë

­ Në fshatin Poroj në ndërprerje është komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë ­ Jazhincë, ndërsa si alternativë përdoret rruga nëpër fshat, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Për shkak të përmbytjeve nga lumi Vratnicë tërësisht është dëmtuar ura që lidh fshatrat Orashje dhe Nerasht. Aksi rrugor Tetovë ­ Kodra e Diellit është pastruar dhe komunikacioni po zhvillohet normalisht në të dy drejtimet. Një pjesë e rrugës në aksin rajonal Tetovë ­ Jazhincë, tek fshati Dobrosht është pastruar dhe në këtë pjesë të rrugës komunikacioni është normalizuar.

Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komukacionit nëpër rrugët jashtë zonave urbane është i rritur.

“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti. Kjo informatë i dedikohet vetëm për anën e Maqedonisë të vendkalimeve kufitare”, thon nga LAMM­ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button