Përfundoi rregullimi i trim shtigjeve dhe ndriçimit në Parkun e Gazi Babës

Kryetari i Komunës së Çairit së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, sot promovuan investimin e fundit, lëshimin në përdorim të trim shtegut të ri në Parkun e Gazi Babës.

Gjatë konferencës për media që u mbajt në vendngjarje kryetari i Çairit falenderoi Qytetin e Shkupit për mbajtjen e premtimit për realizimin e këtij projekti i cili është tejet i rëndësishëm për qytetarët që gravitojnë në parkun e Gazi Babës. “Duke dit vlerën dhe rëndësinë e këtij parku, ne kontribuam edhe në sjelljen e Ligjit për mbrojtjen e Parkut të Gazi Babës. Në të ardhmen do punojmë që të pasurojmë këtë ambient me elemente dhe rekuizita tjera për të gjitha shtresat e popullatës. Premtoj që do përkushtohemi edhe në të ardhmen që Parku i Gazi Babës të shndërrohet në kënd rekreativ për qytetarët e Çairit dhe komunave përreth” tha mes tjerash kryetari Mexhiti.

Parku i Gazi Babës
Parku i Gazi Babës

Shtegu i ri fillon nga Fakulteti matematiko natyror drejt lagjes “Hekurana” nga ana e Çairit. Shtegu është i gjatë 1.200 metra, ndërsa i gjerë 2.6 deri 3 metra, varësisht nga kushtet e terenit.

Përgjatë shtegut janë formuar 3 (tre) trim me fitnes elemente (dy stacione druri dhe një trim stacion metali), 1 (një) element rekreativ për fëmijë, 15 kilometra karrige druri me tavolina, çezme për ujë dhe 4 horizonte (dy të mëdhenj dhe dy horizonte të vegjël).

Parku i Gazi Babës
Parku i Gazi Babës

Në mënyrë plotësuese është rregulluar edhe një trim shteg me gjatësi prej rreth 600 metra dhe gjerësi prej 3 metra e cila të çon prej Fakultetit matematiko – natyror deri te kopshti i mëparshëm për fëmijë Gazi Babë. Ky shteg është ndërtuar me asfalt dhe është ndriçuar. Për ndriçimin e këtij shtegu janë vendosur 31 shtylla për ndriçim me lartësi prej 10 metra për të cilat janë montuar 4 reflektorë për ndriçim të fushës së futbollit dhe 2 reflektorë për ndriçimin e fushës së basketbollit me fuqi prej 250ë. Punët për ndërtimin e ndriçimit i realizon ekipi i “Digital” SHPK nga Strumica.

Parku i Gazi Babës
Parku i Gazi Babës

Rregullimi i parkut të natyrës “Gazi Babë” do të mundësojë kushte më të mira për qëndrim të qytetarëve në natyrë dhe do të ofrojë risi të reja për pushim dhe rekreacion.

Lajme të ngjashme

Back to top button