Ditë e përgjakshme në Turqi, gjashtë të vdekur

Gjashtë anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë në seri sulmesh në Turqi, tashmë kur tensionet mes qeverisë turke dhe militantëve kurdë janë në rritje.

Në provincën juglindore në Sirnak, janë vrarë katër policë, ndërsa një tjerë kanë vdekur përderisa njerëz të armatosur qëlluan mbi një helikopter ushtarak, transmeton Gazeta Blic.

Në Stamboll, një polic është vrarë gjatë përleshjeve, ndërkohë konsulata e SHBA-së në Stamboll është sulmuar nga dy sulmues, që dyshohet që janë dy gra që kanë kryer sulmin. Një grup majtist kanë deklaruar se qëndrojnë pas sulmeve, në të cilat mbetën të vdekur gjashtë policë, transmeton Gazeta Blic.
I njejti grup ka pohuar se ka kryer një sulmvetëvrasës në vitin 2013, përpara ambasadës së SHBA-së në Ankara.

Sulmi tjetër i përgjakshëm ka ndodhur pranë një stacioni policor, ku një makinë bombë ka shpërthyer duke lënë të plagosur 10 njerëz, ndër ta 3 policë.

Sot ka qenë dita më e dhunshmë në Turqi. Vetëm në dy javët e fundit, më shumë se 20 policë janë vrarë dhe për këto vrasje qeveria turke ka fajësuar militantët kurdë.

Lajme të ngjashme

Back to top button