Kevin De Bruyne riktehet në Premierligë

Mesfushori i Wolfsburgut, Kevin De Bruyne, është në pritje të Manchester Cityt që të arrij një marrëveshje me skuadrën gjermane, për rikthimin e belgut në Angli, kështu ka thënë agjenti i tij.

Goal.com raporton se Manuel Pellegrini është i gatshëm të shpenzoi shumë marramendëse për ish lojtarin e Chelseat që mund të ka shifrën e mbi 70 milion eurove.

“Kevin është lojtar i Wolfsburgut për momentin, dhe është i fokusuar te ky klub. Klubet po bisedojnë mes veti për lojtarin dhe është në dorën e tyre që të vendosin se çka dëshirojnë të bëjnë. Sidoqoftë qkado që të vendoset klienti im është i kënaqur. Atij i pëlqen Wolfsburgu dhe është i lumtur këtu. Edhe përkundër kësaj, De Bruyne fillimisht do t’i dëgjoi të gjitha ofertat”, është shprehur agjenti i 24 vjecarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button