Ligjvënësit gjermanë, thirrje për të frenuar emigrantët

Ligjvënësit konservatorë gjermanë bënë thirrje për më shumë masa për të penguar qytetarët nga Ballkani të kërkojnë azil në Gjermani, ndërkohë që ekonomia më e madhe e Evropës përballet me një numër rekord refugjatësh.

Volker Kauder (Folker Kauder), i Bashkimit Kristian Demokrat të Kancelares Merkel, tha dje se shtetasit nga Ballkani, të cilët kanë pak gjasa për të marrë azil, duhet të kthehen në vendet e tyre më shpejt se deri tani. “Kushdo që vjen nga Kosova, duhet të kthehet brenda një muaji”, i tha ai gazetës Die Welt.

Policia gjermane ka publikuar këto ditë një video në gjuhën shqipe, boshnjake, gjermane, maqedonase dhe serbe në përpjekje për të bindur azilkërkuesit nga Ballkani që të mos aplikojnë.

Autoritetet gjermane thonë se shumica e refugjatëve që hyjnë në Gjermani kanë shkuar atje për t’iu larguar luftës dhe varfërisë në Lindjen e Mesme apo Afrikë, por nga të 180,000 refugjatëve që shkuan atje në gjysmën e parë të këtij viti, 70.000 ishin nga Ballkani.

Lajme të ngjashme

Back to top button