Rumani, ekip me mbi 1.300 persona për kërkimin e pilotit të zhdukur

Zyrtarët rumun kanë mobilizuar një personel mbi 1.300 personash, si pjesë të ekipeve të një kërkimi të gjerë për pilotin e zhdukur dhe avionin e tij për të cilët nuk ka informacione prej pesë ditësh, raporton Anadolu Agenvy (AA).

Mircea Craciun, 67 vjeç është një nga pilotët më me përvojë rumun i cili u zhduk të enjten e kaluar në malet e Rumanisë qendrore.

Deri më sot autoritetet rumune kanë mobilizuar 1.350 oficer të shpëtimit, 11 avionë, helikopterë, mjete fluturuese pa pilotë dhe 220 automjete tokësore.

Nga Ministria e Brendshme e Rumanisë pohojnë se kërkimi do të shtrihet në tre zona qendrore të vendit, pavarësisht vështirësive në terren.

Lajme të ngjashme

Back to top button