Shkëndija: Faleminderit FC Shkupi për mbështetjen

KF Shkëndija shfrytëzon rast që publikisht të falenderojë FC Shkupin për mbështetjen e ofruar në organizimin e ndeshjes së parë të sezonit të ri ndërmjet Shkëndijës dhe Mlladostit në stadiumin në Çair.

“Vëllezërit tanë shkupjan treguan edhe një herë se janë të gatshëm të na dalin në krah në rast nevoje, duke na dhënë në dispozicion stadiumin dhe gjithë mbeshtetjen e nevojshme për organizim të mirëfilltë të këtij takimi. Jemi mirënjohës për këtë gjest duke filluar nga njeriu i parë i klubit z. Ejup Ademi e deri te personat në pozitat më të ndryshme që në një mënyrë apo tjetër të dielën ishin në shërbim të KF Shkëndija”, theksojnë nga KF Shkëndija.

KF Shkëndija e nisi me fitore sezonin 2015/16 kundër Mlladostit që i mposhti me rezultat 3:1.

Lajme të ngjashme

Back to top button