Për çdo dështim të Vardarit, fajtorë janë shqiptarët

Fillimi I kampionatit futbollistik në Maqedoni, po fillon me shumë risi, po shihnim skuadra shumë mirë të organizuara, të cilat po mundohet ta sjellin shkëlqimin e futbollit në vend.

Pamë një Shkëndijë dhe një Vardar shumë mirë të organizuar, me buxhet vjetor afro 3 milion euro, që për standardet tona është diçka e pa parë.

Pamë skuadrën e Shkupit e cila po ktheheshe nga liga e dytë në Ligën e parë për ta shtuar konkurrencën, dhe për ta rritë kualitetin. Kur të gjithë sportdashësit në Maqedoni po pritshin një kampionat shumë më ndryshe se të tjerat, ndodhi e kundërta.

Ky kampionat edhe një herë sikur edhe viteve tjera, po nxjerr në pah huliganizmin e tepruar në stadiumet tona, e sidomos në atë të Vardarit, të cilët si duket po vazhdojnë në avazin e tyre të vjetër, që për çdo dështim të ekipit të tyre fajtorë të jenë shqiptarët, apo më mirë të thuhet kalimtarët e rastit, të cilët shëtisin nëpër qytet, duke mos pas asnjë pikë referimi ndoshta me futbollin.

Pas ndeshjes Vardar-Shkupi, e cila përfundoj 2:2, huliganë e Vardarit edhe një herë dolën në sheshin e Shkupit për tu “shfry” tek shqiptarët duke mos përjashtua as gra e fëmijë.

Në bazë prononcimeve të mediave janë rrahë 10 apo 12 shqiptarë, mendoj se numrat në këto moment më së paku janë të rëndësishëm, pyetja duhet të shtrohet pse të rrihen ata.

Pamë persona të gjakosur, të cilët në momentin kanë qëlluar në kohë dhe në vend të gabuar, po e them kështu sepse në disa afate kohore, si duket pjesët e Shkupit dikush po i shpallë si zona të lira.

Këto ngjarje edhe një herë vetëm kanë dëshmuar se ky kampionat me gjitha të mirat që ka sjellë me vete, po bartë edhe sëmundjen “skizofrenike”, të disa individëve të cilët, lojën e sportit e kanë shëndëruar në luftë ndëretnike.

Nëse dështimin e klubit tonë të zemër mund ta zëvendësojmë me rrahje të disa individëve të pafajshëm, atëherë “aferim”, qenka shumë lehtë, dhe asnjë klub nuk u dashka të dështoj. Pyetja tani shtrohet a thua vallë a duhet që tani çdo ekip i cili dështon në një ndeshje, dhe jo në të gjithë kampionatin, të dalin tifozët dhe të godasin qytetarët, a duhet që shqiptarët të dalin në Tetovë, Çair, Kumanovë, Kërçovë pas çdo ndeshje të godasin qytetarë të pafajshëm maqedonas?, me siguri se jo.

Po atëherë çfarë u dashka urgjentisht të bëhet në këtë drejtim ?. Mendimi imë është që Federata e Futbollit të Maqedonisë, e cila në disa raste po bëhet për dikë nënë e për dikë njerkë, të marrë masa më të rrepta pa marrë parasysh për kë duhet të jenë atë.

Ja disa pyetje për FFM:

1.Pse FFM dhe delegati i ndeshjes mes Vardarit dhe Shkupit, nuk e ndërprenë ndeshjen pas brohoritjeve të vazhdueshme vrisni – prisni shqiptarë, etj

2.Pse një vendim e mori kur u zhvillua ndeshja e kupës së Maqedonisë më datë 22 maj 2013 në mes Shkëndijës dhe Teteksit, kur ndeshja u desh të ndërpritet për shkak brohoritjeve të tilla siç i kishim dje në stadiumin e qytetit në Shkup, ndërsa atë nuk e bënë në ndeshjen e djeshme.

3.Pse nuk u zbrazë tribuna kur kishe brohoritje të tilla

Ka dhe shumë “PSE” tjera, duke mos e përjashtua këtu edhe një PSE për ekipin e Shkupit, se pse nuk e ndërprenë ndeshjen kur u sha nëna e çdo shqiptari, duke mos u largu nga fusha, por të qëndrohet në bankinën e futbollistëve rezervë, që është një shenjë se janë për lojë sepse janë akoma në fushë, por të kërkohet me ngulë nga delegati dhe referi kryesorë që të zbrazet tribuna.

Të shpresojmë që kjo të jetë vetëm një njollë e zezë, në këtë kampionat të pasur që ka sot futbolli në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. sduhesh be vlla me vet pse po duhet veper gjith ekipet shqiptare largohu nga gjith ligat pastaj shohim si regolohen punet po do shqiptar atje ne ffm ja kan dhan besen sikur menduhi mijalkovit deri ne vdekje edhe si ali muti gruevskit

Back to top button