Reagon FC Shkupi: Të dënohet dhuna në stadiume dhe jasht saj

Pas ndeshjes së djeshme KF Vardar- FC Shkupi që ka përgunduar me rezultat të barabartë 2:2, kryesia e këtij klubi ka reaguar ndaj ofendimeve të tifo grupit “Komiti”, por nga ana tjetër ka falënderuar për mikëpritjen kryesinë e klubit Vardari dhe angazhimin e MPB-s.

“Kryesia e FC Shkupi, duke qenë gjatë 90 minutave në ulëset e stadiumit, e shohim të arsyeshme që të reagojmë dhe të dënojmë ashpër sharjet dhe fyerjet degraduese që u bënë për më shumë se 90 minuta nga tifo grupi i Vardarit “Komiti”, të cilët në asnjë moment nuk treguan se kanë shpirt sportisti dhe se e duan sportin në vendin tonë. Pastaj dhuna që kanë përdorur jashtë stadiumi, është edhe një dëshmi se duhet marrë masa urgjente, për largimin e huliganizmit që po ushtrohet brenda dhe jashtë stadiumeve, pa marrë parasysh se nga kush vjen ajo.

Edhe përkundër gjithë këtyre ngjarjeve që lanë njollë të pashlyer në futbollin e Maqedonisë, e për çka klubi ynë dëshmon video materiale dhe do të bëjmë ankesë në FFM për ndëshkim të autorëve, ne publikisht falënderojmë kryesinë e KF Vardar, pastaj stafin futbollistik, e në veçanti organet e rendit, MPB, që gjatë gjithë kohës janë sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj ne si kryesie, por edhe ndaj gjithë stafit në të gjitha vendet ku ata ishin në stadium.

Së fundi edhe një herë duam të potencojmë, se futbolli duhet luajtur për të treguar kualitete dhe për të kënaqur tifozëritë e klubeve, por në asnjë mënyrë ajo të kalojë kufijtë dhe të jetë dhunues brenda dhe jashtë stadiumit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button