Illyricum Libertas ka reaguar lidhur me rrahjen e të rinjve shqiptar pas ndeshjes futbollistike në Shkup

Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar ka reaguar lidhur me rrahjen e të rinjve shqiptar pas ndeshjes futbollistike në Shkup.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë

“Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas – Tetovë, mori me dhimbje lajmin për incidentet e fundit të rënda në Shkup, me ç’rast janë sulmuar fizikisht dhjetëra banorë shqiptarë duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Nuk është hera e parë që qytetarë shqiptarë në kryeqytet bëhen viktima të sulmeve të këtilla të organizuara me prapavijë etnike, që duket se synimin final kanë pastrimin etnik të zonave të caktuara të Shkupit nga banorët autoktonë shqiptarë.

Forcat policore si zakonisht dështojnë të marrin masa serioze në mbrojtje të integritetit fizik, pronës private dhe dinjitetit të shqiptarëve atje.

Ne kërkojmë me forcë nga strukturat policore, në veçanti nga pjesa shqiptare e MPB, që të marrë masa serioze në mbrojtje të qytetarëve pa dallime etnike apo tjera.

Apelojmë edhe tek prezenca ndërkombëtare në Shkup, që të ndikojë tek qeveria maqedonase që të ndalojë mesa është e mundur, veprimet dhe planet e këtilla monstruoze për krijimin e zonave të pastra etnike në kryeqytetin e një shteti, kandidat për anëtar të BE”.

Lajme të ngjashme

Back to top button