LG me përditësime mujore të sigurisë

Ditët e fundit mësuam se Samsung dhe Google falë një bashkëpunimi më të ngushtë do të dërgonin përditësime mujore të sigurisë.

Ky hap u ndërmorr pas zbulimit të dobësisë StageFright. Por mesaduket të tjerë prodhues po i bashkohen kësaj fushtae duke filluar që me LG-në, transmton PCA.

Një zëdhënës i LG-së konfirmoi për Wired se kompania do të ofrojë përditësime mujore të sigurisë të cilat kompanitë mund tu dërgojnë përdoruesve menjëherë. Një punojës i Google gjithashtu e konfirmoi këtë më konferencën Black Hat 2015.

Ndërsa siguria po bëhet një shqetsim parësor, është e rëndësishme që prodhues të dërgojnë përditësime të sigurisë sa më shpesh që të jetë e mundur e jo të presin për një përditësim madhor të softuerit siç jemi mësuar me versionet e Android. Me këtë përdoruesit do të kenë një shqetsim më pak në jetët e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button