Dy zjarre në Kriva Pallankë

­ Zjarrfikësit e Kriva Palankës gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer dy intervenime të zjarreve në territorin e komunës. Njëri ka ndodhur në rajonin e qytetit të Kriva Palankës, ndërsa tjetri në fshatin T’lminci.

Komandanti i Njësitit territorial të zjarrfikësve Ile Kocevski, informoi se në fshatin Tlminci kanë intervenuar për pyje të ndezura të dushkut, ndërsa zjarri tjetër është shkaktuar nga instalimi i dëmtuar elektrik.

Nga fillimi i muajit gusht në territorin e Kriva Pallankës kanë ndodhur katër zjarre, ndërsa në korrik ka pasur dhjetë zjarret në komunë.

Lajme të ngjashme

Back to top button