Moti sot në Maqedoni

­ Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, veçanërisht nëpër male në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit.

Do të fryejë erë e dobët mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit në vend do të jetë në interval prej 11 deri në 19, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri në 37 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare gjatë ditës. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 35 gradë. Edhe në ditët në vijim në orët e pasdites do të ketë jostabilitet lokal me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Të martën ky mot më shumë do të jetë i pranishëm në pjesët perëndimore dhe jugore kryesisht në rajonet malore, ndërsa të mërkurën dhe të enjten pritet që paraqitjet të jenë më të rralla. Temperaturat e ditës deri të mërkurën do të jenë në rritje të vogël, kur do të lëvizin prej 31 deri në 38 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button