“Komitat” me brohoritje antishqiptare gjatë ndeshjes Vardar-Shkupi

Grupi i tifozëve “Komiti” ashtu si në çdo ndeshje edhe kësaj radhe ata fyen shqiptarët. Që para fillimit të ndeshjes Vardar – Shkupi e deri në minutat e fundit nuk u ndalën duke fyer shqiptarët në baza etnike.

“Mrtov Shiptar, Dobar Shiptar”- (Shqiptar i Vdekur, Shqiptar i Mirë), “I koj ne skoka i toj e shqiptar” – (Kush nuk kërcen edhe aj është shqiptar), ishin nga thirrjet që “Komitët” i bënin pa ndalë në tribuna.

Për këto fyrje asnjë veprim nuk ndërmori delegati i ndeshjes, i cili sipas rregullores duhej ti largoj tifozët nga tribuna. Tani mbetet të shohim se cili do të jetë vendimi i FFM-së për këto fyerje nga ana e tifozëve “Komiti”.

Ndeshja KF Vardar – FC Shkupi u zhvillua mbrëmë në stadiumin e qytetit dhe përfundoi me rezultat baraz 2:2./ Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button