“Komitët” pas barazimit me Shkupin përgjakin shqiptarët (FOTO+VIDEO)

12 shqiptarë nga fshati Batincë i Shkupit, kanë qenë viktimë e huliganëve “Komitë”, të cilët të revoltuar pas ndeshjes e cila përfundoi me barazim mes Shkupit dhe Vardarit, nuk i kanë kursyer as gratë.

Siç mëson SHENJA, 10 prej të rrahurve janë gra, të cilat me familjet e tyre në momentin e sulmit, kanë qenë në sheshin “Maqedonia”.

Personi i cili e ka pësuar më rëndë nga dhuna e tepruar e huliganëve, është Burhan Ismaili, nga fshati Batincë.

Huliganët maqedonas fillimisht i kanë provokuar me fjalë fyese dhe duke iu thënë se ky (Sheshi Maqedonia) nuk është vend i shqiptarëve, dhe pastaj edhe u janë vërsulur fizikisht. SHENJA mëson se të lënduarit janë drejtuar në Emergjencë ku edhe i janë nënshtruar kujdesit të mjekëve. /SHENJA/

Lajme të ngjashme

Back to top button