Lajmi nuk duhet të përmbaj elemente komentimi

[Recension: Bdistat krenohen me vonesën e turpshme të Ahmetit në Shipkovicë]

Mediet në hapësirat e tyre duhet të lejojnë vend edhe për debat dhe mendime duke lejuar autor të ndryshëm, apo edhe gazetarë ose redaktorë të vetë medies të shkruajnë mendimet e tyre mbi ngjarjet me interes. Ata kanë të drejtë të kritikojnë dhe ngrenë të gjitha pyetjet për çështje të “zakonshme” apo “delikate”.  Por një gjë e tillë duhet të bëhet e qartë. Nuk është standard profesional ngatërrimi i opinioneve me lajmin.

Bdistat krenohen me vonesën e turpshme të Ahmetit fullscreenLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Bdistat krenohen me vonesën e turpshme të Ahmetit në Shipkovicë

Data dhe koha e publikimit: 05.08.2015

Data e recensionit: 06.08.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Tekstin që po recensojmë të krijon përshtypjen e një komenti apo qëndrim personal i autorit që e ka shkruar pasi konstatimet e dhëna janë të pa bazuara në fakte apo vlerësime. Çështjet që ngrihen janë me interes për publikun. Edhe pyetja se pse lideri i BDI-së Ali Ahmeti u shfaq me aq vonesë në mesin e viktimave nga përmbytjet në Tetovë. Por pa burime dhe pa përfshirë të gjitha palët teksti përjetohet më shumë si opinion se sa si lajm.
Teksti të lë përshtypjen se autori nuk shqetësohet se shfaq qëndrime personale apo se teksti mund të përjetohet si tendencioz ndaj një subjekti politik.

Në vend që të kritikojnë vonesën e turpshme të kryetarit të partisë së tyre në Shipkovicë, si dhe vonesën e përfaqësuesve tjera partiakë, bdistat pa fije turpi daljen e Ali Ahmetit me 20 orë vonesë po e festojnë si akt të madh të “komandantit”. Në këtë mënyrë ata po dëshmojnë që brenda kësaj partie ka mungesë të kapaciteti për të logjikuar gjërat në përputhje me realitetin. 

Teksti nuk përmban të gjitha elemente e e një lajmi dhe si rrjedhojë, edhe për nga strukutura ka mangësi, duke e përjetuar më shumë si koment.
Tekti nuk citon burime dhe nuk tenton të zbulojë atë që do të ishte me shumë interes, se pse lideri i BDI-së u shfaq me vonesë mes njerëzve në Tetovë dhe fshtrat e prekura nga vërshimet.
Teksti jep vetëm përshtypjet dhe krahasimet që bën autori me vizitat e zyrtarëve të tjerë në vendngjarje.

Mirëpo deri sa bdistat po i bëjnë vetes qejf me “trimërinë e vonuar të komandantit”, kryeministri Nikolla Gruevski ka treguar qartë se kush është “komandanti” vërtetë në koalicion, duke emëruar zëvendëskryeministrin Vlladimir Peshevski për kryetar të shtabit të emergjencës për vërshimet në Tetovë. Gruevski ka refuzuar lutjet e BDI-së që për kryetar të shtabit të emërohet ndonjëri prej ministrave shqiptarë, respektivisht ministri i ekologjisë Nurhan Izairi.

Titulli i tekstit mund të merret si tendencioz kurse informacioni përjetohet si i njëanshëm sepse  në tekst nuk ka qëndrime të atyre që artikulli u referohet.
Nëse një tekt i tillë do të ishte botuar si opinion atëhere teksti nuk do të duhej të kishte elementet e lajmit, i cili ka si qëllim infommim të plotë, të saktë dhe të balancuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button