Nuk kanë të ndalur fyerjet e “Komiti”

Sonte luhet derbi më i madh i qytetit të Shkupi në Ligën e Parë të Maqedonisë, ndërsa FFM në koordinim me MPB-në, kishin vendosur që në këtë ndeshje të mos udhëtojnë tifozët mysafirë, ata të FC Shkupi, “Shvecerat Shkup”.

Edhe pse në ulëset e stadiumit “Filipi i Dytë” ka një numër shumë i vogël i tifozëve të klubit të Shkupit, grupi “Komiti” nuk u ndal që para fillimit të ndeshjes e deri në fund të 45 minutave të fundit të fyejnë në bazë etnike shqiptarët. Për këtë deri tani asgjë nuk ndërmori delegate i ndeshjes, i cili sipas rregullores duhej të zbrazë tribunën. Tjirrjet “Mrtov Shiptar, Dobar Shiptar” (Shqiptar i Vdekur, Shqiptar i Mirë), “I koj ne skoka i toj e shqiptar” (Kush nuk kërcen edhe aj është shqiptar), e shumë fyrje të rënda, ishin repertor që 20 vite dëgjohen pa marrë parasysh nëse luajnë për kundërshtarë ekipe shqiptare apo jo, thjesht kjo është e përditshme për “Komiti”.

Edhe më e keqja ndodhi kur Shkupi shënoi golin e epërsisë, ndërsa pas gëzimit të atyre pak shikuesve që ishin në tribunë, “Komiti” tentuan që të përleshen edhe fizikisht me ta, por duke mos arritur deri në tribunën e tyre.
Ndeshja KF Vardar – FC Shkupi vazhdon të luhet edhe më tutje, deri sa rezultati nga pjesa e parë ishte 1:0 për Shkupin. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button