Lejet ndërtimore, Komuna e Gostivarit pozicionohet e para

Për dy vjet me radhë, komuna e Gostivarit vazhdon të qëndrojë në krye të listës në nivel republikan sa i përket ndarjes së lejeve për ndërtim, duke respektuar me rigorozitet rezistencës mekanike, qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen sizmike të ndërtimeve.

Një klasifikim i tillë bëhet nga Instituti për Inxhinieri Sizmologjike në Shkup. Nga Sektorit për Urbanizëm në Komunën e Gostivarit, deklarojnë që sipas të dhënave të Institutit, nga fillimi i dhjetorit të vitit 2013 dhe deri më korrik të vitit 2015, përgjigje pozitive për leje ndërtimi kanë marrë 221 persona fizik dhe juridik nga rajoni i Komunës së Gostivarit.

Kjo shifër përbën 80 % të numrit të kërkesave. Për të kapërcyer pasojat e efekteve shkatërruese nga tërmete të mundshme, ligji për projektim dhe ndërtim, kërkon ekspertiza të detajuara të pllajave dhe trojeve ku projektohen ndërtimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button