Shkëndija e filloi furishëm, debakël i Renovës

Shkëndija e Tetovës shumë shpejt është adaptuar në fushën e Shkupit, duke e filluar me fitore sezonin e ri 2015/15.
Edhe pse në letër kishte një kundërshtarë shumë më të dobët, skuadra kuqezi në asnjë moment nuk e nënçmoi ekipin mysafir Mlladost CD, të cilët tentuan të befasojnë që në minutat e para, duke shënuar për epërsi 0:1 në minutën e tretë, me anë të Dejan Cvetanovski.
Loja e rrjedhshme e Shkëndijës bëri që të radhiten shumë raste para portës së Mlladostit, e që barazimi erdhi me një super gol nga Hasani në minutën e 21-, i cili nga gjuajtja e lirë e “ngriu”, portierin e Mlladostit.

Më pas loja vazhdoi të bëhej edhe më e lehtë për Shkëndijën dhe nuk kishte aspak dyshim se tetovarët do të fitojnë. Në minutën e 61-të të pjesës së dytë, Besart Ibraimi solli në epërsi Shkëndijën, ndërsa Bijan Vruçina vulosi fatin e ekipit debutues në Ligën e Parë, duke e regjistruar rezultatin përfundimtar.
Deri në fund Shkëndija kishte edhe disa raste të mira për shënim, por pa konkretizuar ato.

Befasia kë ndodhur në Turnovë, ku Horizonti e ka mundur Renovën me rezultat të pastër 4:0. Dy gola të futbollistët shqiptar Demir Imeri i huazuar nga Shkëndija, dhe dy të tjerë të Sashko Pandev, ishin fatal për Renovën. Në ndeshjet tjera Sileksi si mysafire e ka mundur Metalurgun me rezultat 3:1. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button