Gjykata Speciale është kulmi degradimit të shtetit të Kosovës

Shpesh e mundojmë veten me gjëra të vogla të cilat duhet t’i ironizojmë, t’i largojmë, t’i harrojmë nga mendja, e në një farë forme edhe të arsyetojmë gabimet që nga pas lufta, por nga kjo nuk di dhe nuk mundëm si ta largojë nga mëndja të keqën më të madhe që i erdhi shtetit të Kosovës të quajtur si “Gjykatë Specialë”.

Që nga pas lufta në Kosovë sikur është investuar që ky shtet të mos jetë funksional dhe të degradoj vlerën e veta e cila zgjoi nga gjumi burrështetasit më të mëdhenjtë të botës për të parë se çka me të vërtet po ndodhë në vendin e quajtur Kosovë. Për herë të parë studiuesit nga e gjithë bota nxorën hartat e padrejtësisë dhe shikuan si të përmirësojnë një gabim të madh të cilin kishin bërë më Shqipërinë dhe shqiptarët. Për herë të parë nuk u llogarit së sa do t’i kushtoj botës ndërhyrja por llogaritën se sa do ti kushtojnë emocionet e saj për çlirimin e shqiptareve të Kosovës nga një barbari serbe. Për herë të parë në historinë e dhimbshme të Evropës një lëvizje për Çlirim siç ishte UÇK-ja u bë partnerja më e fuqishme e superfuqive botërore duke promovuar vlera të mirëfillta të liridashurisë dhe emancipimit të çështjes shqiptare për çlirim në vendin e quajtur Kosovë. Dhe kjo ishte vërtet speciale në arenën ndërkombëtare aso kohë.

Por, pas qershorit të vitit 1999 ku forcat shovinistë serbe kanë vrarë 12.840 qytetarë nga Kosova, ku prej tyre 1.392 ishin fëmijë deri në 18 vjeç, 296 fëmijë deri në 5 vjeç, 1739 femra, vranë dhe masakruan 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare, dhunuan mbi 20 000 femra kosovare, dëbuan mbi një milion njerëz jashtë Kosovës, dhe shkatërruan mbi 300 000 shtëpi e prona private duke i djegur e rrënuar çdo gjë, ku edhe sot 1450 banorë ende janë të pagjetur dhe ku Serbia duhej të dënohej për Gjenocid dhe krime kundër njerëzimit e cila nuk u bë dhe siç duket pas kësaj periudhë filloj epoka e mbrapsht “Speciale” për Kosovën.

Pse speciale?

Do mundohem që përmes një kronologjie të ngjarjeve të paraqesë se çka në të vërtet ishte speciale për Kosovën dhe qytetarët e saj:

  • Speciale ishte çarmatimi i UÇK-së kur Kosova ende ishte pa zot në ruajtjen e rendit dhe ligjit në vend;
  • Speciale, ishte vendosja e një misioni ndërkombëtar të quajtur UNMIK i cili ishte vendosur në Kosovë vetëm për ta degraduar vendin dhe qytetarët e saj;
  • Speciale për Kosovën fill pas luftë ishte dështimi i udhëheqësve të luftës për të fituar pushtetin dhe për ta udhëhequr shtetin e ri të Kosovës;
  • Speciale ishte korniza kushtetuese e cila e futi vendin në një tranzicion të dhembshëm ndërkombëtar dhe në një privatizim të tmerrshëm të vendit;
  • Speciale ishin trazirat e Marsit 2004 të cilat filluan dhe përfunduan pa një qëllim të caktuar;
  • Speciale ishte “varra” e mbetur në pjesën veriore të Kosovës dhe zhvillimi i strukturave paralele atje në prani të syve të ndërkombëtareve;
  • Speciale ishin Gjykimet maratonike të liderëve të UÇK-së në Hagë dhe lirimi i tyre si të pafajshëm;
  • Speciale ishte nisja e negociatave për statusin dhe decentralizimi në baza etnike të shtetit të Kosovës ku prodhoj dokumentin special të Ahtisarit;
  • Speciale ishte edhe ardhja e krahut të luftës në pushtet pas vdekjes se liderit shpirtëror të LDK-së;
  • Speciale ishte edhe lufta e liderëve të luftës në mes vete duke luftuar për karrige dhe duke vjedhur, degraduar e shkatërruar shtetin e ri të Kosovës, duke e prishur rendin ekonomik dhe duke e izoluar shtetin në arenën ndërkombëtare;
  • Speciale ishte edhe vendosja e misionit evropian për sundim të rendit dhe ligjit në vend si shkak i dështimit të drejtësisë kosovare që rezultojë të jetë më i korruptuar dhe me jo-profesional se vet vendoret;
  • Specialë ishte edhe koalicioni i Hashim Thaqit (krahut të luftës) me Bujar Bukoshin një injorant i cili nuk kishte ndihmuar UÇK-në dhe e kishte quajtur dështake dhe të paaftë në Konferencën e Rambujes dhe të Behgjet Bacollit i cili ishte një misionar Rusë në Serbi në kohën kur masakroheshin shqiptaret dhe pronat e tyre;
  • Speciale mbeti edhe izolimi i Kosovës dhe prezantimi i saj me fusnotë në arenën ndërkombëtare në një kohë kur nga lobi Ruso-Serb kontestohej shtetësia e Kosovës;
  • Speciale mbetën edhe nisja e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë për çështje të brendshme të Kosovës e cila rezultojë më një marrëveshje super speciale siç ishte dënimi i luftës së drejtë të UÇK-së përmes një “Gjykate Speciale”.

Ndonëse vendi vuan nga një papunësi e madhe, një degradim total i shtetit dhe i vlerave të tyre historike, shpirtërore e kulturore, tani po hynë edhe në një epokë më të rrezikshëm ku njerëzit e çlirimit do të drejtojnë gishtin kundër njeri tjetrit për krime të supozuara në luftë, ndërsa keqdashësit e vendit do t’i kontribuojnë më gjykime të montuara për të dënuar luftën e UÇK-së dhe të udhëheqësve të saj.

Dështimi i këtyre përfitereve për të krijuar një shtet stabil dhe i cili do të jetë në funksion të qytetareve të saj, ka dalë në shkallën me të tmerrshme të degradimit të vlerave që ata i ulen në pushtet vetëm e vetëm për të ruajtur pushtetin dhe për ti kontribuar armikut në vendosjen e kontrollit të shtetit të Kosovës. Nuk ka gjë më të dhembshme që kur sheh me buzëqeshje në fytyrat e tyre ata që ishin pjesë e masakrave me të tmerrshme në Kosovë kundër popullit të pafajshëm shqiptar të ngrinin dorën dhe të votojnë brenda Parlamentit të Kosovës dënimin e epokës me të ndritshëm të shtetit të Kosovës siç ishte Ushtria Çlirimtarë e Kosovës. Nuk ka asgjë me të dhembshme të shikosh përfaqësuesit shqiptar të zgjedhur me votën e qytetareve të tyre që nuk mund ta ngririn dorën dhe ta votojnë një rezolutë e cila dënon Serbinë për Gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Nuk ka asgjë me të dhimbshme të shikosh çlirimtaret se si vetëvriten për çdo ditë nga kushtet e renda ekonomike ndërkohe që “shokët” e tyre të luftës tanimë janë bërë milioner në kurriz të popullit. Nuk ka asgjë më të dhimbshme se të shikosh edhe pas 16 viteve lotët në faqet e nënave, motrave e të dashurve të tyre që ende kërkojnë trupat e zhdukur të shqiptareve të pafajshëm në ndërkohe dënohet me Gjykate Speciale emblema e UÇK-së. Nuk ka asgjë më të dhimbshëm kur për çdo ditë sheh çlirimtaret në protestat për të kërkuar të drejtat e tyre me ligj e në ndërkohe rrahën, maltretohen dhe mbesin me pasoja nga ushtrimi i dhunës nga Policia e Kosovës me urdhër të Qeverisë e ku brenda saj dikur ishin shokët e tyre. Nuk ka asgjë me të dhimbshme dhe më fyese për shtetin e Kosovës të shikosh skenat e përgjakjes se çlirimtareve dhe degradimit të vlerave të tyre për të ruajtur pushtetin.

E kjo bash është tepër speciale, dhe ky Specialitet e ka sjellë degradimin final të shtetit të Kosovës përmes “Gjykatës Speciale” ku tani do të filloj epoka e kafshimit të të pafajshmëve nga ujqerit e uritur për pushtet vetëm e vetëm për të shpëtuar vetveten. Si një nga çlirimtaret e Kosovës nuk kisha dashur kurrë ta shohë vendin tim në një gjendje të tillë, nuk kisha dashur kurrë që të luhet kaq lehtë me shokët e mi invalid dhe veteran dhe për herë të parë në jetën time nuk do ti qaja kurrë dëshmoret që ranë për liri sepse se paku ata kishin një ëndërr ndërsa ëndrra jonë doli të jetë zhgënjim. Sa kisha dashur që dhe unë të vdisja po me atë ëndërr por mbeta të jetoj të shoh fytyra të transformuar në diktator e në hijena të shokëve të tyre dhe kjo mbetët të jetë super speciale.

Hysni Gashi – Studiues i Çështjeve të Sigurisë në Kosovë dhe ish-Pjesëtar i UÇK-së

Lajme të ngjashme

Back to top button