Turqi, roja bregdetare ndaloi 697 emigrantët ilegalë

Në Balikesir, në bregdetin turk të Detit Egje, sot në mëngjes janë ndaluar 257 emigrantët ilegalë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rroja bregdetare së pari kishte ndaluar 130 emigrantë të cilët në mënyrë ilegale kanë tentuar të mbërrijnë në ishullin grek Lezbos. Emigrantët vijnë nga Siria, Afganistani, Irani, Mianmari dhe Eritrea. Disa orë pas kësaj janë ndaluar edhe 127 emigrantë të tjerë.

Krahas kësaj, roja bregdetare në Çanakale, në veriperëndim të vendit, në mëngjesin e sotëm ndaloi 240 emigrantë me origjinë nga Siria, Afganistani dhe Eritrea, ndërkohë që mbrëmë u arrestuan 200 emigrantë me prejardhje siriane dhe afgane.

Lajme të ngjashme

Back to top button