Strasburgu dënon Maqedoninë

Gjykata për të drejta njerëzore në Strasburg ka dënuar Maqedoninë me 4.000 euro, duke vepruar në bazë të ankesës të ish kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup, Jordan Mitrinovski, për shkarkimin e ti nga funksioni i gjyqtarit në vitin 2011, transmeton SHENJA.

Në aktvendimin është vërtetuar se është shkelur e drejta e gjykimit të drejtë dhe fer ndaj tij, gjykim i iniciuar nga kryetari i Gjykatës së Apelit, Jovo Vangelovski për përgjegjësi disiplinore të Mitrinovskit. Më vonë pas asaj iniciative gjykata merr vendimin për shkarkimin e tij.

Gjykatësi Mitrinovski u shkarkua në vitin 2011 pas vendimit që të lëshoj Bajrush Sejdiun në arrest shtëpiak. Pas kërkesës së Prokurorit Publik, Gjykata e Apelit, në Këshillin me të cilën udhëhiqte Vangellovski, solli vendim për shkarkimin e tij.

Gjykata në vendimin e saj vlerëson se Mitrinovski ka pasur të drejtë legjitime të ndjejë frikë se kryetari i Gjykatës ka qenë perso0nalisht i bindur se ai duhet të shkarkohet për shkak gabimit profesional përpara se të vije çështja deri tek Këshilli Gjyqësorë.

“Për këtë shkak duke vendosur në bazë të së drejtës, në përputhje me nenin 41 nga Konventa, Gjykata i dhuron ankuesit 4000 euro në lidhje me dëmin jo material, plus çdo taksë tjetër që mund ta ngarkojë atë”, thuhet në aktvendimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button