Me Facebook dhe Twitter t’i tregoni Koce Trajanovskit ku ka nevojë për drita

               

Si pjesë e projektit “Vegla intelegjente për krijimin e politikave” – FUPOL, është hapur debati në temën “Ndriçimi rrugor në bulevardet kryesore në Shkup” .

Bëhet fjalë për gjendjen me ndriçimin rrugor në bulevardet dhe rrugët magjistrale që janë në kompetncë të Qytetit të Shkupit. 

Gjithë të interesuarit mund të komentojnë se në çfarë gjendje është ndriçimi rrugor në bulevardet dhe rrugët magjistrale të cilat janë në kompetenca të Qytetit të Shkupit, a janë të kënaqur nga ndriçimi i tyre, a kanë vërejtur defekte ose mangësi të ndriçimit, si dhe mund të japin ide dhe propozime në këtë temë. 

Të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë duke lënë komentet në mapën interaktive në lidhjen e interneteit – https://fupol-6.cellent.at/fupol-client/editableOpinions/2470550, si dhe përmes plotësimit të listës së shkurtër anketuese në këtë adresë interneti – https://fupol-6.cellent.at/fupol-client/questionnaires/2470051?0.

Në mënyrë plotësuese, të gjitha komentet mund të lihen në profilet zyrtare të Qytetit të Shkupit të rrjeteve sociale fejsbuk (www.facebook.com/pages/????-??????-??????????-??????/201845923194961),tviter (https://twitter.com/gradskopje1), si dhe në blog profilin zyrtar të projektit FUPOL në Shkup (http://fupolskopje.blogspot.com).

Projekti ”Vegla intelegjente për krijimin e politikave” (FUPOL – FUture POLicy Modeling), është finansuar nga Unioni Europian në kuadër të programit FP7, e që ka për qëllim të mundësojë qasje krejtësisht të re në udhëheqjen e politikave tradicionale. Përmes metodave të reja dhe duke i përdorur rrjetet sociale të Internetit, dhe listat anketuese, projekti FUPOL do të kontribuojë për përmirësimin e mënyrës së komunikimit të politikanëve dhe administratës me qytetarët. 

Rezultati i projektit është zhvillimi i mjeteve të bazuara në teknologji informatike, respektivisht softver i cili do të mundësojë mënyrë të re të komunikimit ndërmjet politikanëve, qytetarëve dhe sektorit të biznesit. Softveri bën mbledhjen automatike, analizën dhe interpretimin e ideve dhe mendimeve të qytetarëve, dhe gjithashtu mundëson simulimin e miratimit të ligjeve dhe politikave duke hap kështu mundësinë që t’u asistohet pushteteve gjatë proçesit të vendimeve të miratuara.  

Të gjitha komentet, mendimet dhe qëndrimet do të sistemohen dhe përpunohen me softverin special dhe të njëjtat do të përfshihen në proçesin e krijimit të politikave të Qytetit të Shkupit. /Portalb 


Lajme të ngjashme

Back to top button