Rrahje në Ohër, tre persona përfundojnë në spital

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 4 në bulevardin “Turistiçka” të Ohrit drejt Strugës, B.M. (1992) nga fshati Poroj i Tetovës i cili ishte së bashku me E.K. (1993) dhe M.K. (1994) nga fshati Radolishtë i Strugës vozisnin me makinë të tipit BMW, të cilëve iu ndalua rruga nga një makinë e tipit Peugeot 306, nga i cili kanë dalë disa persona dhe kanë filluar që me këmbë të godasin makinën dhe më pas janë larguar.

Pas rastit të sulmuarit kanë vazhduar rrugën drejt Strugës, por në dalje të Ohrit ata janë ndaluar nga e njëjta makinë nga e cila kanë dalë gjashtë persona të moshës 18-25 vjeçare dhe prapë kanë filluar të sulmojnë makinën, por kësaj radhe ata kanë hapur dyert dhe kanë sulmuar fizikisht personat që ishin në BMW. Njëri nga sulmuesit nxori thikën dhe plagosi në pjesën e përparme belit personin B.M. dhe më pas u larguan sulmuesit.

Të sulmuarve i është dhënë ndihma mjekësore në qendrën spitalore të Strugës dhe prej aty është paraqitur rasti në polici. Nga MPB bëjnë të ditur se është duke u punuar në zbardhje të rastit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button