Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 6 vjeçares e zhdukur në Shipkovicë

Kanë vazhduar edhe sot kërkimet për të gjetur vajzën e zhdukur 6 vjeçare, Rina Ahmeti e cila humbi nga vërshimet që ndodhën në rajonin e Tetovës.

Kërkimet po vijojnë në shtëpitë përreth, derisa pranë shtëpisë së saj nuk pati asnjë shenjë pas kërkimeve 4 ditëshe. Në misionin e kërkimeve janë përfshirë edhe banorë të fshatit Sellcë, pjesëtarë të ushtrisë, të cilët po bëjnë kërkime me eksavator, por edhe lopata, duke pastruar terrenin, ku ka dyshime se mund të gjendet trupi i pajetë i 6 vjeçares.

Rina Ahmeti u zhduk në ditën e vërshimeve në Shipkovicë, pas reshjeve masive, ndërsa jetën e saj e humbi edhe vëllai i saj 2 vjeçar Rinor Ahmeti, por edhe një fëmijë tjetër 14 vjeçar në një nga shtëpitë e afërta të kësaj lagjeje të Shipkovicës.

Lajme të ngjashme

Back to top button