Ngrënia e ushqimeve djegës, zgjatë jetën

Jeni nga ata që e përlan çdo pjatë me erëza apo salca pikante? Nëse po, ju mund të jetoni më gjatë. Të paktën kështu thuhet nga një studim i ri.
Studimi i bërë nga Harvard T.H. me 450 mijë njerëz, tregon se të gjithë ata që kanë ngrënë djegës, kanë jetuar më gjatë, trasnemton Telegrafi.

Gjetjet që janë bërë për shtatë vite, tregojnë se të gjithë ata që kanë ngrënë ushqime djegës (veçanërisht spec djegës), kanë zvogëluar mundësinë e vdekjes për dhjetë për qind.

Poashtu, përdoruesit fanatik të ushqimit djegës – zvogëlojnë të gjitha mundësitë e vdekjes për 14 për qind.

Mëlmesa djegëse, salca, përmban polifenol – mikronutient i bimës, që ka një varg të mirash, si antioksidues, por edhe antiinflamues.

Lajme të ngjashme

Back to top button