Lista Serbe Thaçit: Nuk je kryeministër

Lista Serbe me anë të një kumtese ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të zv. kryeministrit Hashim Thaçi, i cili i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq për të pasur një ditë zie për të gjithë shtetet e ish-Jugosllavisë, në kujtim të viktimave të luftërave.

“Pretendimi i lidershipit serb për relativizimin dhe rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre që nxitën, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që u mbrojtën në vendin e vet nuk është njerëzore dhe nuk i shërben pajtimit. Pajtimi duhet t’i shërbej së ardhmes dhe jo politikës ditore e spektakleve mediale”, kishte deklaruar dje Thaçi.

Në deklaratën e Listës Serbe, fillimisht thuhet se “Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka harruar se nuk është më kryeministër, funksion ky që i takon Isa Mustafës”, transmeton Lajmi.net.

Lista Serbe gjithashtu thotë se “Qeveria nuk është e PDK-së, por e koalicionit të PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe, dhe se vendimi i qeverisë për propozimin e Vuçiqit nuk është marrë nga partnerët e koalicionit, rrjedhimisht as nga qeveria”.

“Kështu, ministri Thaçi mund t’i jap goditje të pariparueshme koalicionit tonë”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button